Lajmi i fundit: Senatori Amerikan bën thirrje të largohet Bondsteel-i: Kosova nuk po e heq tarifën, s’po dëshiron paqe

Senatori Amerian, David Perdue, ka thënë se Kosova nuk po dëshiron paqe, meqenëse s’po largohet taksa 100 përqind, duke bërë thirrje kështu që të shqyrtohet mundësia e largimit të trupave nga Bondsteel.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se për më shumë se dy dekada forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë.

Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.