Lajmi i fundit: Thyhet koalicioni PAN, PDK e Thaçi kundër propozimit të AAK-së e Nismës! Lista Serbe kamuflim

Koalicioni PAN është përçarë thellë ndërmjet vete.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se Partia Demokratike e Kosovës nuk është pajtuar me propozimin e AAK-së, të mbështetur edhe nga Nisma, që të mos ketë askush mandat të negocioj për çështjen e kufijve.

“Për shkak të kesaj thyerje ndërmjet PDK-së, te mbështetur edhe nga Hashim Thaçi, me AAK-në e Nismën, nuk është mbajtur seanca. PDK po kërkon që të hiqet kjo pjesë ku ndalohet hapja në negociata me Serbinë tema e shkëmbimit të territoreve”, thonë këto burime.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, arsyetimi i partnerëve të koalicionit që kanë pengesa nga Lista Serbe është kamuflim.

Gjatë ditës së djeshme edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ai nuk e jep votën e tij, nëse në negociata do të flitet për çështje të territoreve.

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic nga Nisma për Kosovën kanë thënë se kjo parti me gjasë do ta mbështesë Rezolutën e paralajmëruar nga opozita që të mos negociohet ndarja

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria për ta votuar Ekipin Negociator, kishte dështuar gjatë ditës së djeshme.

Edhe për sot ishte thirrur një seancë për në ora 14 e 30, por ajo sërish është shtyrë për në ora 16:00. Sipas burimeve të Gazetës Blic ende nuk dihet nëse do të mbahet seanca edhe në ora 16:00.