Lajmi i fundit: Trump iu drejtohet mediave amerikane për Kosovën

Për dialogun Kosovë Serbi, më nuk deklarohet vetëm në rrjete sociale.

Si gati asnjëherë më parë para gazetarëve, presidenti amerikan, Donald Trump foli direkt për këtë çështje.

I pari i Shtëpisë së Bardhë hoqi krejt dilemat duke sqaruar se i dërguari i tij i posaçëm për bisedimet e paqes kosovaro-serbe Richard Grenell, do vazhdojë ta mbajë këtë detyrë.

Sqarimin, politikani kryesor i botës, e bëri pasi javën e kaluar emëroi diplomatin e tij të preferuar edhe në pozitën e shefit të krejt shërbimeve të Inteligjencës amerikane.

Krahas kësaj, Richard Grenell, deri tani ka mbajtur edhe postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin. Por është liruar nga kjo detyrë.