Vuçiq pas takimit me Merkel paralajmëron këto vendime të dhimbshme për Serbinë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se mirëpret takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shprehur bindjen se ky takim do t’i kontribuojë gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Kosovës, pavarësisht sa e vështirë të jetë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe. Po ashtu bëhet e ditur se Vuçiq, ka paralajmëruar se do të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda në të ardhmen, nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një paraqitje të përbashkët kancelaria Merkel tha se për Gjermaninë në BE kanë rëndësi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ndërsa paralajmëroi samitin e Sofjes në muajin maj, e më vonë edhe Konferencën e formatit të Berlinit në Londër. Ajo tha se Serbia ka rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe prandaj ka rëndësi të kemi shkëmbime intensive dhe të afërta. Po ashtu lavdëroi reformat e bëra në Serbi.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Vuçiq, ndërkaq, u shpreh se Serbia ndjek me kujdes dhe dëshiron të dëgjojë qëndrimet e Merkel.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë

Duke përmendur se vendi duhet të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda, ripërsëriti se çfarëdo konflikti në Ballkan do t’i kthente pas vendet tona për 100 vjet pas, transmeton Koha.net.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE