LAJMI I MIRË: 6 është totali i të shëruarve nga Coronavirusi në Kosovë – vetëm sot u shëruan 5 persona

Numri i personave të konfirmuar sonte, të shëruar nga COVID-19 në Kosovë, është pesë. Totali kosovarëve të shëruar nga kjo pandemi shkon në 6, pasi një burrë nga Podujeve i pari ishte konfirmuar si i shëruar para disa ditësh.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte në mbrëmje njoftoi për katër të shëruar nga Coronavirusi, të konfirmuar negativ në teste gjatë ditës së sotme.

Por, pak minuta më vonë IKSHP njoftoi se në fakt, sot janë shëruar gjithsej 5 persona që ishin të infektuar me COVID-19, duke çuar në total, në 6 numrin e kosovarëve të shëruar nga pandemia Coronavirus.

Pas këtij njoftimi, edhe Vitia, njoftoi për pacientin e gjashtë të shëruar.

“Një njoftim i ri, i mirë po ashtu. Sapo u njoftuam nga IKSHP që edhe një pacient është shëruar. Deri sot në Kosovë janë shëruar 6 qytetarë tanët. Vlen me shumë se kurrë thirrja: kujdes, vetdisiplinë, solidaritet! Rrini në shtëpi! Së bashku do ia dalim”, ka shkruar Ministri në facebook.

Ndërkohë, IKSHP, përveç se ka njoftuar për 5 personat e shëruar sot nga Coronavirusi, katër kosovarë të tjerë janë konfirmuar pozitiv me pandemi, duke çuar në 112 totalin e të infektuarve deri më tash në vendin tonë.

I shëruari i parë ishte konfirmuar javën që lamë pas, derisa nga të infektuarit për pasojë vdekjen ka patur vetëm një i moshuar nga Podujeva.

SHPËRNDAJE