Largohen 13 deponi ilegale në fshatrat e Skenderajt

Ka vazhduar aksioni i pastrimit në të gjithë Skenderajn me mbështetjen e kompanive të shumta që janë angazghuara me mjetet e tyre motorike dhe fuqinë punëtore, ka njoftuar kryetari i kësaj komune Bekim Jashari.

Nga ky aksion i pastrimit janë eliminuar 13 deponi ilegale duke llograritur afërsisht largimin e mbi 290 ton mbeturina inerte dhe të tjera, shkruan gazeta online Veriu.info.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Jashari duke treguar edhe fshatrat ku janë larguar këto deponi:

Po vazhdon aksioni i pastrimit në gjithë Skenderajn, me mbështetje të kompanive të angazhuara me pajiset e veta motorike dhe me fuqi punëtore, të cilat kanë arrit t’i eliminojnë gjithsej 13 deponi ilegale, duke larguar mbi 290 ton mbeturina inerte dhe mbetje të tjera.

Fshatrat në të cilat janë eliminuar deponitë ilegale:

Polac (1 deponi – 1.5 ton mbeturina inerte dhe të tjera),

Tërnac (1 deponi – 4 ton ton mbeturina inerte dhe të tjera),

Klinë e Epërm (2 deponi – 78 ton mbeturina inerte dhe të tjera),

Kryshec (3 deponi – 66.5 ton mbeturina inerte dhe të tjera),

Marinë (2 deponi – 32 ton mbeturina inerte dhe të tjera),

Prekaz i Epërm ( 1 deponi – 17 ton mbeturina inerte dhe të tjera) dhe

Lubovec (3 deponi – 78 ton mbeturina inerte dhe të tjera).

Më 2 nëntor do të zhvillojmë aksionin tjetër të pastrimit të komunës së Skenderajt, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

SHPËRNDAJE