Latifi: Një numër i politikanëve kanë probleme elementare me njohuritë në shkencë

filozofi Blerim Latifi ka reaguar ndaj dhe ka komentuar rezultatet e reja të PISA-s, shkruan veriu.info

Latifi ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e politikanëve kanë probleme elementare me njohuritë në matematikë, në shkenca dhe në kulturë të leximit.

Ai ka thënë se për këtë arsye është e kotë të kërkohet nga ata të kthejnë vëmendjen nga cilësia e arsimit.

“Një numër i konsiderueshëm i politikanëve në Kosovë, kanë probleme elementare me njohuritë në matematikë, në shkenca dhe kulturë të leximit, prandaj është e kotë t’u bësh thirrje të kthejnë vëmendjen tek kualiteti i sistemit arsimor, i cili, sipas vlerësimit të PISA-s, vazhdon të jetë tmerrësisht i keq”, ka shkruar Latifi në rrjetin social, Facebook.

Ndryshe, dot dolën rezultatet e reja të testit të PISA-s që edhe një herë treguan dështimin e arsimit në Kosovë. Kjo pasi Kosova u radhit si e fundit së bashku me Republikën Dominikane dhe Filipinet.

SHPËRNDAJE