Lavrov në panikë, thotë se SHBA po e shtynë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia pas një kohe i janë rikthyer tavolinës së bisedimeve në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mohgerinit.

Por ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergeri Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është e dukshme që Bashkimi Evropian ka dështuar, për arsye se Prishtina refuzon të implementojë marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai, teksa ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai gjithashtu ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë po bëhet nga presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Lavrov, shkruan B92, transmeton Express.

“Synimet e Prishtinës për të formuar Ushtrinë janë në kundërshtim më rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por për këtë gjë Prishtina është nën presionin e SHBA-së”, ka shtuar Lavrov.

Ai gjithashtu ka mirëpritur edhe pretendimet e Daçiqit se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

SHPËRNDAJE