Lazio ndodhet në Stamboll për të përfunduar transferimin e Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato.

Dhe një nga skuadrat më të interesuara për bomberin kosovarë është, Lazio e Igli Tares, të cilët e duan me patjetër në ekip.

Bardhekaltërit kanë ndërmarr një tjetër hap për t’i dhënë fund këtij operacioni. Sipas lajmeve të medieve italiane agjenti, Shkumbin Qormemeti ka mbërritur në Stamboll për të përfunduar transferimin e Vedat Muriqit.

Lazio pak ditë më parë ofroi 18 milionë euro për Muriqin, mirëpo klubi turk insistoi për 25 milionë euro. Dhe për këtë arsye bardhekaltërit kanë dërguar në Stamboll përfaqësues për të negociuar për kartonin e sulmuesit kosovar.

Në rast se Muriqi shitet, 15% e shumës do të shkojë për klubin e tij të vjetër Rizespor. Sulmuesi kosovar, i cili luajti në 36 ndeshje këtë sezon në Fenerbahçe, realizoi 17 gola dhe dha 7 asiste.

SHPËRNDAJE