LDK aktivizon emrin e Rugovës për ta sulmuar Vetëvendosjen

Me një kërkese të drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli i është drejtuar përmes një letre në profilin e tij në facebook, duke i kërkuar që të krijojnë sa ma parë një qeveri të përbashkët.

Avdyli i është drejtuar LVV-së duke i thënë se dikur edhe pse ju janë vrarë pikë të ditës aktivistët por s’janë ndalur për të punuar për të mirën e përbashkët.

“Prandaj hajdeni merrni pêrgjegjësinê e udhëheqni këtë shtet. Këtë përgjegjësi për ta udhehequr qeverinë ( shtetin) nuk mund të behet me 29 deputetë prandaj ne po duam ti bashkojmë votat e besimin por edhe dijen e energjinë me ju për të kthyer shpresën këtij vendi të cfilitur nga bandat”, ka shkruar ai.

Ai poashtu ka krahasuar që në qeverinë e Ramush Haradinajt, AKR me 1 deputet e gjysmë mori një numër të madh të ministrive, e kjo sipas tij pasi që Haradinaj e dinte rolin që ai e kishte në këtë qeveri.

“Smë ka rënë të dëgjoja as një sharje a akuzë as në 2017 e as sot, si AKR me 1 deputet e gjysmë morri gadi përgjegjesi sa LDK tani me 28 deputet. Morrën Zv.kryeministrin, ministrin e jashtëm, ministrin e punëve të brendshëm, ministrinë e tregtisë, ministrin e ambientit e planifikimit hapësinor. Iu dhanë edhe 2 poste te larta një personi me një votë premtuar. Pse !? Sepse Ramush Haradinaj e kuptoi që qeveria identifikohet vetem me njê emër e kryeministri është shefi i saj. Është njëshi, ku fillon dhe mbarojnë vendimet politike ekonomike etj e i cili në fund ka pët tu mbajtuar mend për sukses apo mossukses kurse ministrat janë vetëm vartës të tij”, ka deklauar ai.

Ai ka kërkuar nga VV’ja të mos ndikohen nga mediume ,analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së., shkruan Gazeta inFokus.

E në këtë status deputeti i LDK’së, nuk la pa shkruar edhe për postin për të cilin u zvarritë kaq shumë marrëveshja përfundimtare.

Por kësaj radhe duke gjuajtur kunja LVV’se, ku sipas tij disa personalitete po ia shajnë varrin Ibrahim Rugovës edhe për së vdekur.

“ Presidenca si një pozicion i 2021, mund ti besohet që ai emër i propozuar nga LDK e pranuar nga VV të procedohet por nëse ska 80 deputetë në sallë, ne nuk jemi aq të ngurtë edhe për ta rishikuar edhe vendimin tonë përbashkët. Por harroni që mund ta merrni votën tonë për personalitete që ia shajnë edhe varrin për së vdekuri të Presidentit Rugova, që akoma sillen si ideologë të vrasjeve të vëllezerve tanë e të tuaj e që edhe sot në 2019 thojnë punë e madhe që janë vra qindra njerzë të mirë të Kosovës në emër të LDK-së.”, ka thënë më teje Avdyli.

Duke kërkur që të ju besojn për një kolaicion ai ka treguar se pasojat e prishjes se partenritet do te jenë të mëdha për vendin.

“Sepse sdi me kënd do bêjmë fushatë kur mijëra njerz çdo ditë po ikin nga ky vend nga humbja e shpresës. #edhe9ditë”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE