LDK akuzon asambleisten e ‘pavarur’ Arta Ismajli se shkaktoi skandal në Kuvend Komunal

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka reaguar publikisht duke e akuzuar asambleisten Arta Ismajli se me skenar të parapërgatitur ka shkaktuar skandal në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë.

Gërguri thotë se asambleistja Ismajli keqpërdori foltoren e Kuvendit, pasi që bëri   të hapur për kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës, shkruan Veriu.info.

Ja reagimi i plotë i Hysni Gërgurit:

SEANCA E FUNDIT E ASAMBLESË KOMUNALE NË  VUSHTRRI
ME SKANDALE

Sot Kuvendi komunal i Vushtrrisë mbajti seancën e fundit të mandatit me  20 pika të rendit të ditës

Fillimi i mbledhjes filloi me një skandal të pa parë, ku asambleistja e ” pavarur” Arta Ismaili , kur diskutohej pēr rendin e ditës, doli në foltore dhe me skenar të para përgatitur, bëri fushatë duke kërkuar që të votohej për Kryetar Komune, kandidati i PDK-së Ferit Idrizi dhe ksisoji keqëpërdori foltorën për fushatë duke shkelur rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë tjetër, për çka u aplaudua nga disa asambleist të PDK-së dhe Kryesuesi, por jo edhe nga Kryetari i Komunës dhe stafi i tijë( sigurisht i është premtuar ndonjë vend pune, kuptohet nëse PDK, fiton??).

Grupi parlamentar i LDK-së reagoi ashpër për keqëpërdorimin e foltorës së Kuvendit

Buxheti i Komunës për vitin 2018 nuk u votua nga Grupi parlamentar i LDK-së , pasiqë fare nuk u morën në konsideratë, madje asē për diskutim disa projekte që i propozoi Grupi parlamentar i LDK- së të cilat pika ishin për interesin e popullatës së Vushtrrisë dhe që ishin të lidhura direkt me zhvillimin ekonomik të Komunës dhe për interesin e të rinjëve Vushtrrias:
1. Subvencionimi i ujitjes për bujqit
2. Subvencionimi i klasifikimit të tokës për produkte bujqësore
3. Ndertimi i një fushe sportive multifunksionale në Qytet
4. Zgjërimi i rrjetit të tatimpaguesve( por pa rritur tatimet)
5 Emërtini i saktë i projekteve, sidomos në infrastrukturë dhe jo në mënyrë paushalle ,vetëm për ti keqëpërdorur për vota siqë ka vepruar PDK në vazhdimësi dhe ate duke bërë ndasi në baza partiake jo vetëm në infrastrukturë , por edhe në subvencione në Bujqësi, në punësime në Arsim dhe Shëndetësi mbi baza partiake dhe jo në bazë të kritereve profesionale.

Konstatimi i grupit parlamentar të LDK-së ishte unanim se ky Buxhet nuk është buxhet zhvillimor i Komunës, por më tepër Buxhet i asfalteve të cilat edhe ashtu janë degraduar, me një kualitet tepër të dobët, ku në shumicën e rasteve dëmtohen për disa muaj si për shembull rruga për Ashlan dhe shumë rrugë tjera.

SKANDALI i dytë i seancës së sotme ishte kokteji  i cili në vend se të organizohej në fund të seancës ai u organizua menjëherë pas pikës së 3 tē rendit të ditës, 40 minuta pasi filloj seanca, për çka Grupi parlamentar i LDK – së nuk mori pjesë në Koktej, pasiqë kërkoj që kokteji të mbahej pas përfundimit të seancës dhe ta mbyllim në mënyrë solemne dhe të civilizuar mandatin tonë 4 vjeçar si Asamble.

SHPËRNDAJE