LDK e Vushtrrisë i propozon Kryesisë Qendrore katër emra për kandidatë për kryetar komune

Zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe asamble komunale të caktuara për 22 tetor për afrohen, përderisa partitë politike kanë filluar përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar komune.

Në këtë drejtim edhe dega e LDK-së në Vushtrri po i shqyrton disa kandidatura për kryetar komune, ku në fund të javës së kaluar Kryesia e Degës i ka dërguar në qendër katër emra të propozuar për kandidat për kryetar.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se të propozuarit nga Kryesia e Degës për kryetar komune janë: Xhafer Tahiri, Xhavit Mehmeti, Besim Jashari dhe Besim Halili.

Mësohet se Kryesia Qendrore dhe kryetari Isa Mustafa do të vendosin se cili prej tyre do të kandidohet për kryetar komune.

Xhafer Tahiri ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës dhe këshilltar i Fatmir Sejdiut.

Xhavit Mehmeti ka qenë për tri mandate asambleist në Kuvendin e komunës së Vushtrrisë, si dhe ka ushtruar detyra në administratë publike.

Besim Jashari ka qenë asambleist i LDK-së në Kuvendin e komunal të Vushtrrisë, por që në zgjedhjet e vitit 2013 nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur.

Ndërsa, Besim Halili momentalisht punon në Administratën Tatimore të Kosovës./Veriu.info/

SHPËRNDAJE