LDK i bie pishman

Lidhja Demokratike e Kosovës duket t’i ketë rënë pishman për rrëzimin e qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës duket t’i ketë rënë pishman për rrëzimin e qeverisë. Thënë më drejtë, ajo nuk dëshiron që qeverinë ta rrëzojnë në bashkëpunim me Listën Serbe, transmeton gazetametro.net

Kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova.

Rugova, në emisionin ‘’Dossier D’’ të RTV Dukagjini ka thënë se është më e pëlqyeshme që qeveria të rrëzohet duke marrë votat e disa deputetëve të koalicionit qeverisës.

Ai ka thënë se duke injoruar Listën Serbe ne i dërgojmë një mesazh Beogradit se ata janë qytetarë të Kosovës dhe paguhen nga buxheti i saj.

Rugova ka thënë se janë në negociata me disa deputet të koalicionit qeverisës por se nuk dëshiron të përmend emra. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE