LDK-ja e hedh poshtë edhe 1 projekt të Qeverisë në ikje: S’ka autostradë në Dukagjin

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar se me Vetëvendosjen janë marrë vesh për shumë pika – duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën.

“Nuk ka autostradë për Dukagjin. Nuk ekziston”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

Kështu LDK ka dalë kundër idesë së kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili pati thënë se kjo autostradë “gjithsesi që do të bëhet”.

Sidoqoftë, Abdixhiku bëri bujë edhe ditë më parë, kur tha se stadiumi i paraparë të ndërtohet në Drenas, do të bëhet në Bernicë.

Ndryshe, LDK e VV nuk e zyrtarizuan as sonte marrëveshjen, ani pse Reporteri.net ka marrë vesh që ka përafrime në të gjitha pikat.

SHPËRNDAJE