LDK kap Ibër Lepencin, e shpërblen aktivisten e partisë me postin e drejtores në bord

Qeveria Hoti ka shkarkuar bordet e katër ndërmarrjeve të cilat ishin emëruar nga Qeveria e kaluar e Albin Kurtit.

Kështu, gjatë kësaj të hëne edhe ka emëruar bordet e reja.

E në mesin e emrave të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Infokus, në bordin e Ibër Lepencit, shihet që ka emëruar edhe aktivisten e partisë, Afërdita Llumnica.

Llumica më 13 qershor të vitit të kaluar ishte zgjedhur kryesuese e kryesisë së Nëndegës së VII-të të Degës së I-rë të LDK-së në Kodrën e Trimave.

E kjo nuk është pozita e parë e rëndësishme e Llumnicës në LDK.

Më 31 tetor 2016 edhe Ismet Beqiri kishte njoftuar për një post tjetër të saj brenda partisë.

“Te dashur qytetar te Prishtines

Anetare dhe simpatizant te LDK-se te Kodres se Trimave

Edhe sonte vazhduam mbajtjen e Kuvendeve zgjedhore.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Forumit te Gruas,i 8-ti me radhe,me perfshirje te 13 Nendegeve deri me tani.

Kryetare u zgjedh znj.Aferdita Llumnica master e ekonomise

U zgjedh Kryesia e Nendeges dhe Delegatet per Kuvend te Deges.

Kuvend me pjesemarrje te madhe te grave dhe vajzave.

LDK po vazhdon te deshmohet si partia nr.1 ne Koder te Trimave dhe Prishtine

Fotot flasin vet

Vazhdojm…”, kishte shkruar Beqiri.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE