LDK ngrit mocion për shkarkimin e Dardan Gashit, kjo është përgjigja e Haradinajt!

Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka ngritur mocion për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, për gjuajtje me armë zjarri në ambient publik.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka kërkuar nga gjithë deputetët që të mbështesin mocionin e tyre, për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashi, me arsyetimin se veprimi i tij ka rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Ju ftojmë të mbështetni mocionin tonë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, i cili ka gjuajtur me armë zjarri në shtëpinë e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, veprim ky që bie ndësh me ligjin dhe po ashtu kishte rrezikuar jetën e qytetarëve”, ka thënë Zemaj.

Më të përfunduar fjalimin deptueti Zemaj, ka marrë fjalën kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili i ka dalë në mbrojtje Gashit, duke thënë se ka qenë veprim që i takon traditave.

“Nëse duam të jemi të sinqertë nuk është e hijshme, askush që të ekspozohet në publik me jgujajte me armë. Pikëpamjet e mija perosnale janë pak më trandiconale, por e përserisë që ky rast dhe kjo interpelancë është vërejtje që të korrigjohen veprimet”, tha Haradinaj.

Megjithatë ai tha se rasti tani është në duar të drejtësisë dhe për veprime tjera konkrete nga ana e qeverisë do të vendoset pas vendimit të drejtësisë.
“Policia ka marrë në pyetje katër persona lidhur me rastin. Kjo lëndë tani është në Gjakovë”, tha ai.

Interpelanca pleanare e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar edhe më tutje.