Legjenda e futbollit Pele në gjendje të rëndë, ja çfarë po ndodh me te

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Legjenda e futbollit Pele ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë në hapjen në Kupën e Botës.

Pele kishte planifikuar të marrë pjesë në një fjalim në universitet para se të nisej, por tashmë zëdhënsi i tij ka thënë se Pele nuk ndihet mirë dhe udhëtimi i tij për në Rusi mbetet në dyshim, shkruan Blic.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Pele nuk do të vijë (në universitet), sepse ai ndjehet keq, ka probleme me këmbët dhe para të martës do të vendoset nëse ai më në fund do të marrë pjesë në hapjen e Kupës Botërore”, tha zëdhënësi i tij për shtypin lokal.

Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror fitoi tre herë Kupën e Botës – është një nga mysafirët kryesorë në ceremoninë e hapjes së turneut më 14 qershor në stadiumin Luzhniki, ku do të luhet loja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Në moshën 77 vjeçare, Pele ka kryer disa operacione, gjë që e ka detyruar atë të zvogëlojë paraqitjet e tij publike.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE