Leicester 0 – 1 Liverpool | Mane i vjedh shkëlqimin Salahut, shënon golin e katërt (Video)

Liverpooli i Jurgen Klopp vazhdon shkëlqimin në Premier Ligë edhe pas xhiros së katërt. Ata po luajnë në King Power Stadium përballë Leicester Cityt të Claude Puel

Liverpooli tashmë e realizoi golin e parë me anë të senegalezit Sadio Mane nga afërsia. Në minutën e tretë të ndeshjes, ylli më i mirë i skuadrës në vitin e kaluar, Mo Salah e humbi një rast të qindpërqindtë shënimi nga shtatë-tetë metra.

Duket se do të shohim një ndeshje të dominuar krejtësisht nga skuadra e kuqe.

SHPËRNDAJE