Lejleku që bëri 13 mijë kilometra çdo vit për ta takuar të dashurën

Një lejlek mashkull nga Afrika, bën 13 mijë kilometra çdo verë për ta parë të dashurën e tij Malenën, për 18 vite rresht.

25 vjet më parë, një lejlek në Kroaci u qëllua nga gjuetarët. Për fat të mirë një kroat me emrin Stjepan Vokic e gjeti lejlekun femër dhe e mori nën kujdesin e tij.

Stjepan e mori lejlekun duke u kujdesur për të dhe e pagëzoj me emrin Malena që në kroatisht ka kuptimin ‘i vogli’. Lejleku femër e kishte dëmtuar krahun dhe e kishte të pamundur që të fluturonte përsëri.

Ai ndërtoi një fole në ambient të hapur që gjatë verës lejlekun ‘Malena’ ta vendoste aty, ndërsa, gjatë dimrit që ta mbronte nga i ftohti, Stjepan e vendosi lejlekun në garazh.

Disa vjet pasi Stjepan e gjeti Malenën, një lejlek erdhi nga Afrika dhe u ul në folenë e Malenës, ai qëndroi me Malenën, ishte mashkulli i saj i cili nuk e kishte harruar.

Mashkulli i Malenës suprizoi të gjithë, ai pas 8 muajsh u kthye përsëri tek Malena, i cili bëri 13 mijë kilometra nga Afrika çdo verë për ta parë Malenën, për 18 vite rresht.

Malena dhe mashkulli i saj së bashku bën 40 lejlek të tjerë.