Lëmsh në Ministrinë e Kulturës, drejtori Xhevat Bajrami në komison disiplinor

Të gjeturat në raportet e auditorit do të duhej të ishin dëshmi për fillimin e hetimeve për keqpërdorime nëpër institucione, por që kjo nuk ndodh shpesh.

Burime të veriu.info brenda MKRS bëjnë të ditur se ministri Kujtim Gashi e ka derguar në komision disiplinor Drejtorin e Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami, me arsyetimin se ka dalë keq departamenti i tij në raportin e fundit të auditorit.

Veriu.info në ditët e ardhshme do të ju sjell informata për projektet e ndara nga ky departament dhe lidhjet e këtyre projekteve me drejtorin departamentit dhe disa zyrtarë tjerë të MKRS-së.

SHPËRNDAJE