Lëndohen dy punëtorë, pasi bien nga skelet. Ndodhi në këtë qytet të Kosovës

Dy punëtorë janë rrëzuar nga skelet e ndërtimit që ishin të vendosura për të kryer punimet në objekt gjatë së mërkurës në Suharekë.

Policia bën me dije se pas lëndimeve të marra, ata janë dërguar për tretman mjekësor.Njëri është liruar në shtëpi ndërsa tjetri është ndaluar në spital për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit të shtetit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE