Leonora i kundërpërgjigjet Adelinës, ka diçka për t’i thënë

Leonora Jakupi i reagon Adelina Ismajlit.

Këngëtarja Adelina Ismaili ka folur edhe një herë për konfliktin mes saj dhe Leonora Jakupit.

Dy këngëtaret, kanë pasur një zënkë, që u shndërrua në skandalin më të madh të shoubizit të para 20 vitesh, shkruan “Kosovarja”.

Adelina, ka treguar detaje nga zënka, duke e ngjall edhe një herë këtë konflikt të para shumë kohësh.

Të gjithë pritën së paku një reagim nga këngëtarja Leonora Jakupi, e cila nuk duket se pëlqen të përgjigjet menjëherë, apo siç thotë populli “në të nxehtë”.

E, tani, ka ardhur edhe reagimi indirekt i këngëtares. Ajo, ka postuar një foto nga koncerti i madh i Drenicës, ku vetën e quan Diva.

Kjo, po që ka ndezur masën, e nuk dihet nëse do ti ndez edhe gjakrat.

VIDEO

SHPËRNDAJE