Letër e hapur: Dy fjalë Rektorit të UP-së

Keni larguar “ndikimin e politikës në UP” dhe keni luftuar shkeljet ligjore dhe korrupsionin në UP?!

  1. Themelimi, statuti, buxheti dhe kontrolli i UP-së janë bërë dhe bëhen nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës. Pra, edhe po të doni, ju nuk mund ta largoni ndikimin e politikës në UP! “Autonomia e universitetit”? Po. Autonomi në zbatim të ligjit dhe statutit. Nëse me “largim të ndikimit të politikës në UP” keni menduar në eliminimin e ndërhyrjeve të kundërligjshme dhe kundërstatutare të njerëzve “të fortë” (të jashtëm, e të brendshëm) në punët e UP-së, atëherë KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!

2. Ju nuk keni bërë qoftë edhe një hap për ndalimin dhe eliminimin e shkeljeve që janë bërë në UP, edhe pse keni qenë të njoftuar me shkresa protokolare. Së paku katër (4) shkelje të rënda janë proceduar në rektorat dhe ju nuk keni ndërmarrë as edhe një hap për to. Aq të rënda janë këto katër shkelje, sa që paraqesin më shumë se katër VEPRA PENALE, e ju as një hap nuk keni bërë edhe pse raportuesit kanë sakrifikuar kur kanë identifikuar shkelësit me emër e mbiemër. Ndërsa ju, nuk e kryeni obligimin tuaj; keni heshtur dhe vazhdoni të heshtni. Prandaj, në UP-në që udhëhiqni ju notat, punimet e diplomës, madje edhe komplet diploma jepen, jo vetëm me dije, por edhe me çmime alternative. (Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

(Autori është profesor në FSHMN të Universitetit “Hasan Prishtina”)

 

 

SHPËRNDAJE