Lëvizja Vetëvendosje bojkoton seancën e Kuvendit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në mbledhje për votimin e Qeverisë Hoti.

Kështu merr vesh Gazeta Blic nga burime të saj brenda këtij subjekti.

I vetmi që pritet të mbajë një fjalim në Kuvend është Kryetari i Grupit Parlamentar Rexhep Selimi, dhe pastaj do të largohet nga seanca.

Edhe Kryetarja e Kuvendit Osmani nuk po e kryeson seancën në vend të tij është bashkëpartiaku i saj Kujtim Shala.

SHPËRNDAJE