Liberalizimi i vizave, vjen një lajm i mirë nga Holanda

Skepticizmi i shtetit të Holandës karshi procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i treguar gjatë votimit të fundit që u bë në Parlamentin Evropian, e ka shtyrë zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj që të pres në një takim zyrtar përfaqësues të këtij shteti, shkruan Gazeta Express.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe zëvendës drejtorin e Ministrisë së Punëve të Jashmte të këtij shteti, Sander Janssen, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“ I gëzuar të takohem me ambasadoren Williems dhe zëvendës drejtorin e MPJ-së, Janssen, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës për procesin e liberalizimit të qytetarëve tonë dhe agjendën Evropiane. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Holandës”, ka shkruar Hoxhaj në tëitter.

Me 13 shtator Parlamenti Evropian kishte votuar me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Në këtë votim shqetësues ishte rritja e votave kundër nga eurodeputetët e Holandës.

Euro deputeti Peter Van Dalen, kishte shpjeguar arsyet pse ka votuar kundër liberalizimit të vizave. Një prej shqetësimeve të tij kryesore: trazirat e mundshme nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, për të cilat po angazhohet presidenti Thaçi.

“Jam i shqetësuar me bisedimet për ndryshimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Di shumë pak për të gjykuar nëse kjo është një ide e duhur apo jo, por e di që kjo mund të çojë në trazira të reja në rajon. Prandaj jam i bindur: Jo liberalizim vizash akoma. Së pari, duhet pritur se si po zhvillohet situata” kishte deklaruar ai për KTV-në.

SHPËRNDAJE