Liburn Aliu: Ky njeri u përgjigj një orë pas letrës së Albinit – para Vjosës dhe Isës, tregon se ai vendosi për koalicion

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, e ka bënë në pah faktin se për koalicionin mes LDK-së dhe Vetëvendosjes vendosi i vetëm një njeri, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Aliu u shpreh se Veliu iu përgjigj letrës së Albin Kurtit para kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

“Agim Veliu u përgjigj një orë pas letrës së Albinit, para Isës, para Vjosës, e para mbledhjes së LDK-së”, ka thënë Aliu.