Liburn Aliu: VV’ja do t’i ketë mbi 60 deputetë dhe do ta bëjë vetë qeverinë e ardhshme

Përplasje fjalësh ka pasur në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ndër të tjera, Selamanaj tha se për Vetëvendosjen kanë votuar rezolutë pas mesnatës, që sipas tyre ishte qesharake.

Aliu tha se përvoja u ka dëshmuar që bashkëpunimi me LDK-në funksionon derisa ndaj atyre të shtrohet një presion, dhe ata pastaj tërhiqen.

“Qëndrimi im personal por edhe i shumë të tjerëve ka qenë që duhet ta kemi parasysh që LDK në një moment kritik kur fillon me rreh pyka pykën, LDK ja rrjedh diqysh. Kjo ka qenë bindje e përgjithshme, dhe kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu ka dalë, por e flas këtë nga përvoja”, tha Aliu.

Ai tha se vazhdojnë të besojnë që brenda LDK-së ka zëra të cilët do të thyejnë brenda partisë mendësinë e gabuar të viteve të fundit.

SHPËRNDAJE