Licenca për laboratorin e vajzës së Blerim Devollit, reagon VV, kërkon informata nga shteti

CHENGDU, Feb. 15, 2020 -- Staff members work at the health and quarantine comprehensive laboratory of Sichuan International Travel Health Care Center Chengdu Customs Port Outpatient Department, in Chengdu, southwest China's Sichuan, Feb. 15, 2020. Since the outbreak of novel coronavirus pneumonia, novel coronavirus nucleic acid detection for incoming and outgoing travelers has become the primary task of the laboratory. Fifteen professionals formed an "anti-epidemic commando team", taking turns to their posts in groups everyday to ensure that samples are tested timely. (photo by Liu Kun/Xinhua via Getty) (Xinhua/Liu Kun via Getty Images)

Pas raportimit të djeshëm të Gazetës Express për atë se si shteti e ka licencuar për testime PCR laboratorin në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë kërkuar nga ARBK informacione të detajuara se kush janë pronarët e vërtetë të institucioneve të licencuara për të kryer testime për COVID-19.

Tre deputetë të kësaj partie, Fitim Uka, Labinotë Demë Murtezi dhe Fitim Haziri kanë kërkuar nga shefja e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) qasje në dokumentacionet e 29 institucioneve të licencuara për testim dhe informacione të detajuara për aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar.

Në komunikatën e lëshuar sot për media nga kjo parti kanë pyetur se pse MSH dhe ARBK s’po japin informacione të tilla dhe pse po e mbajnë të fshehtë nga publiku që janë licencuar laboratore në pronësi të personave të lidhur me pushtetin.

“Çfarë po fsheh Ministria e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2? Pse nuk po i bënë publike dhe pse nuk ju ka ofruar deputetëve dosjen dhe dokumentet e kërkuara për të gjitha operatorët e licencuar? Ndërsa ARBK pse nuk bënë publike dhe nuk ju ofron deputetëve informacionet se kush janë aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar të këtyre institucioneve private? Apo, si Ministria e Shëndetësisë edhe ARBK duanë të mbajnë larg opinionit publik të vërtetën se përfitues nga vendimi për licencim janë persona të lidhur me pushtetin dhe që fushëveprimi i tyre nuk ka fare të bëjë me aspekte të tilla të shëndetit publik. Ata kanë parë mundësinë e përftimit në fatkeqësinë kolektive siç është pandemia, kurse Qeveria në vend se të mbrojë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve pa dallim, ajo është vënë në funksion të përfituesve të lidhur me zyrtarë qeveritarë”, thuhet në reagim.

Dje është raportuar se  “Medical & Laboratory Services SH.P.K” është në pronësi të Vlera Devollit, dhe se është i vetmi  laborator që për momentin është duke kryer testime PCR për COVID-19 në Kosovë, pasiqë UBT ende nuk e ka filluar aktivitetin.

Ky laborator në ARBK figuron që është në pronësi të Astrtit Haxhismajlit, megjithatë Express ka mësuar se pronësia është ndërruar dhe se pronare është vajza e Blerim Devollit, Vlera Devolli.

SHPËRNDAJE