Lidhet dhe plaçkitet në shtëpinë e tij biznesmeni dhe ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës

Në orën 3:35 të mëngjesit të ditës së djeshme, katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë së ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hashim Deshishku, duke i grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore.

Nga burimet brenda Policisë së Kosovës, arbresh.info mëson se vlera e grabitur e mjeteve monetare arrin në 50 mijë euro para kesh, dhe 20 mijë euro stoli ari.

Po ashtu, mësohet se personat e armatosur dhe të maskuar gjatë ikjes nga shtëpia e biznesmenit kosovar, kanë marr me vete edhe një veturë, të cilën pastaj policia e ka gjetur në fshatin Zhur të Prizrenit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

I kontaktuar nga arbresh.info zotëri Deshishku nuk ka pranuar të flas për rastin. Kurse Policia e Kosovës, e ka konfirmuar rastin përmes raportit 24 orësh, ku konfirmohet se Deshishku ka raportuar për rastin gjatë ditës së djeshme.

Në raportin policor thuhet se në Rr. Murat Mehmeti, Prishtinë 01.04.2018-03:35. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë dhe i kanë grabitur nja shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore.

Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësit policore janë duke hetuar rastin.

Duke iu referuar formularëve të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), në vitin 2014 Hashim Deshishku, posedon një pasuri e cila llogaritet të jetë mbi 18 milionë euro.

Pasuri e paluajtshme: shtëpi banimi, 600 mijë euro, tokë, 100 mijë euro, tokë, 382 mijë euro, shtëpi, 200 mijë euro, tokë, 50 mijë euro, tokë, 80 mijë euro, garazh, 30 mijë euro, “Lesna Trade”, 4 milionë e 999 mijë e 155 euro, banesë, 50 mijë euro, garazh, 30 mijë euro, lokal, 550 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 15 mijë e 700 eurosh
Aksione: 6 milionë e 485 mijë e 362 euro
Para të gatshme: 6 mijë e 529 euro
Të hyrat mujore: Së bashku me bashkëshorten, 34 mijë e 528 euro.

SHPËRNDAJE