Ligji ndalon çfarëdo fushate, PZAP paralajmëron dënime edhe për qytetarë

Ligji për Zgjedhje ua ka ndaluar secilit person të bëjë fushatë për zgjedhjet nacionale. Pra, me Ligj është ndaluar çfarëdo fushate për zgjedhjet prej heshtjes zgjedhore deri në përmbyllje të kutive të votimit.

Në PZAP kanë thënë se secili person që bën fushatë në çfarëdo mënyre do të gjobitet. Kanë thënë se vetëm duhet të dërgohet në PZAP ankesa dhe vendimi do të nxirret bazuar në Ligjin për Zgjedhje.

Neni 36, pika B, saktëson se ndalohet çfarëdo fushate.

Shefi i PZAP’it, Mul Desku, ka konfirmuar për Express se do të veprojnë bazuar në rregullat zgjedhore.

“Ligji e ka ndaluar fushatën e secilit. Kushdo që thyen heshtjen zgjedhore e pret gjoba”, ka shtuar Desku, për Express.

SHPËRNDAJE