Ligji për pagat, SBASHK merr një vendim të papritur

SBASHK-u përmes një deklarate për media ka shprehur zhgënjimin me versionin final të projektligjit për paga, pasi vërejtjet e argumentuara nuk janë marrë parasysh dhe se projektligji vazhdon të jetë nënçmues degradues për arsimin në Kosovë e veçmas për punëtorët në arsimin parauniversitar dhe në administratën e arsimit në tërësi.

“Sistemi arsimor është i radhitur tepër ulët në tabelën e koeficienteve dhe i vlerësuar po ashtu tepër ulët. Ne, duke ofruar plot argumente e duke mos kërkuar as më pak e as më shumë se të tjetër, kemi kërkuar që koeficienti për mësimdhënësit e shkollave të mesme të jetë 2.70, për ata në arsimin special 2.6 dhe për mësimdhënësit e shkollave fillore 2.5. Kjo kërkesë reale nuk është përfillur as për se afërmi”, thuhet në deklaratë.

SBASHK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të kthejë mbrapa projektligjin në fjalë dhe të mos votohet, pasi në këtë mënyrë do të kontribuohej në mirëvajtjen e vitit të ri shkollor, në të kundërtën do të veprohet sipas kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës.

SHPËRNDAJE