Ligji që ndaloi lojërat e fatit arrin në duart e presidentit, ja çfarë pritet të ndodh

Muajin që lamë pas Qeveria e Kosovës mori vendim që të i ndalojë Lojërat e Fatit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pranuar sot nga Kuvendi i Kosovës, Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Kjo u konfirmua për Indeksonline nga Zyra për Informim e Presidencës së Kosovës.

Tutje u theksua se Ligji në fjalë është pranuar sot dhe që shqyrtimi i tij për t’u dekretuar do të bëhet brenda tetë ditëve, siç njihet edhe afati ligjor.

“Zyra e Presidentit sot ka pranuar Ligjin nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit nga Kuvendi i Kosovës. Afati ligjor për shqyrtimin e tij është tetë ditë”, u tha në përgjigjen e Presidencës.

Ndryshe më 22 mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndalohen të gjitha Lojërat e Fatit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pati bërë të ditur se do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

E pak ditë më vonë, saktësisht më 28 mars deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro-ndalimit të kësaj veprimtarie në vend.

Pro votimit ishin gjithsej 69 deputetë, sa edhe ishin tërësisht të pranishëm në këtë sallë.

Vendimi për shfuqizimin e ligjit të mëparshëm erdhi pasi brenda pak ditëve në vend ndodhen vrasje të të rinjve, të dyja në kazino.

Njëri nga ta po punonte në një kazino në Suharekë, kurse tjetri në një kazino në Lipjan.

Të shqetësuar u shprehën qytetarë të shumtë, familjarë të viktimave por edhe përfaqësues institucionesh të cilët kërkuan që krerët e vendit të ndërmarrin masa për shfuqizim e ligjit të mëhershëm për Lojërat e Fatit

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE