Lila: Trajneri De Biazi na lëshonte filmime nga lufta e Kosovës, gjegjësisht terrorin që kishte bërë Serbia, që të na mbante të motivuar

Një detaj të paditur deri më tani nga zhvillimet para ndeshjes Shqipëri Serbi, që u zhvillua në Beograd e ka bërë të ditur futbollisti i kombëtares, Andi Lila.

Me qëllim që ti motivonte futbollistët e kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen shumë të rëndësishme dhe që më pas u bë edhe e famshme kundër Serbisë në Beograd, trajneri De Biazzi u lëshonte filma nga lufta e Kosovës, gjegjësisht terrorin që kishte bërë Serbia gjatë luftës në Kosovë, dhe nga largimi i familjeve të dëbuara nga Kosova,  që të na mbante të motivuar dhe të karikuar në maksimum para një ndeshje të tillë, ka thënë futbollisti i kombëtares, Andi Lila, raporton portali Veriu.info.

Në rrëfimin për atë përballje të paparë me Serbinë, Lila ka rrëfyer edhe për detaje tjera për atë ndeshje të paharruar në jetën e tij. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE