Limaj e Bahtiri vizitojnë minatorët grevistë të “Trepçës”

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj dhe Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot qendruan në ndërmarrjen “Trepça”, ku vizituan përfaqësuesit e minatorëve grevistë.

Limaj e Bahtiri dëgjuan nga afër kërkesat e minatorëve, të cilët ishin të acaruar pasi që siç thanë askush nga Qeveria dhe ministritë e vendit nuk është interesuar që të kontaktoj me këta gjatë katër ditëve të grevës.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Minatorët edhe njëherë ripërsëritën se assesi nuk do të lëshojnë pe  sa i përket mbrojtjes së Trepçë, e cila me Draft-statutin aktual dëmtohet rëndë, shkruan Veriu.info

Zëvendëskryetari Limaj, ju tha sindikalistëve se ai në këtë vizitë tek ta nuk është zyrtarisht.

“Unë kam pas një takim me kryetarin Bahtiri, të caktuar para se ju të hyni në grevë. Pasi erdha këtu, vendosa që të ju vizitoj privatisht dhe të interesohem për gjendjen këtu dhe shëndetin tuaj. Po sidoqoftë, të gjitha kërkesat dhe problemet tuaja që i dëgjova, do të ai përcjell kryeministrit Hardinaj dhe ministrit përkatës sot”, tha ai.

Kryetari Bahtiri iu tha minatorëve të bëjnë kujdes dhe të kenë miërbesim tek institucionet, pasi që do të reflektojnë dhe problemet do t’i zgjidhin bashkë me minatorët, kërkesa këto që janë të arsyeshme dhe të realizueshme./Veriu.info

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE