Limaj – opozitës: Presidentin nuk mundemi me myt

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë për ekipin negociator të cilin pritet ta udhëheq ai, nëse ky ekip arrin të miratohet në Kuvend.

Limaj në ‘Debat +’ ka thënë se ky ekip duhet të jetë një pikë bashkimi edhe për opozitën, dhe duhet ta shfrytëzojnë si mundësi për të marrë pjesë në dialog.

Por i pyetur se kush do jetë ‘shef’ i këtyre bisedimeve, ekipi negociator ose presidenti i vendit Hashim Thaçi, Limaj ka thënë se ata nuk mund ta largojnë presidentin ngaqë ai prezanton vendin dhe shtetin e Kosovës.

Madje ai është shprehur me fjalët se presidentin nuk munden me myt

“Presidentin nuk munum me myt na, sdi pse merren me presidentin, delegacioni mund të bëhet nga Kuvendi, ejani pse spo e bëjmë, po nësë presidenti don me ardh me neve le të vjen, nuk na pengon, ne do jemi aty, dhe ne i japim llogari qeverisë” ka thënë Limaj./GazetaBlic