Lionel Messi shpjegon përse e sulmoi Barcelonën në rrjete sociale

Lionel Messi ka shpjeguar se e sulmoi Barcelonën javën e kaluar përmes një shkrimi në Instagram pas shitjes së Luis Suarezit në Atletico Madrid, për shkak se ndihej i lënduar nga shumë gjëra dhe se kishte nevojë ta shprehte palumturinë.

Messi e pati një verë përçarëse në Camp Nou, së pari duke i bërë kërkesë Barcelonës ta aktivizojë një klauzole në marrëveshjen e tij me klubin, cila do ta lejonte atë të largohej falas, transmeton Gazeta Express.

Barcelona, megjithatë, u kundërpërgjigj fuqishëm, duke thënë se afati për ta aktivizuar atë klauzolë kishte mbaruar tashmë duke qenë se kërkesa duhej të bëhej në qershor dhe jo në gusht.

E pastaj duke shpërthyer në kritika ndaj klubit për mënyrën sesi e largoi shokun e tij të ngushtë dhe bashkëlojtarin Luis Suarez, i cili u njoftua se nuk ishte më pjesë e klubit përmes një telefonate dyminutëshe.

SHPËRNDAJE