Lista e zezë me serbët që përbëjnë kërcënim për SHBA-në

Në mesin e serbëve që janë në listën e personave që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të gjithë anëtarët e familjes së diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, duke përfshirë edhe vetë atë, ndonëse ai ka vdekur në vitin 2006.

Lista përfshin gjithashtu gruan e tij Mirjana, djalin Marko, vajzën Maria, vjehrrën Milica Gajiq Millosheviq.

Ndonëse u shpall i pafajshëm për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb Millan Millutinoviq gjithashtu është në listën e zezë dhe Dragolub Ojdaniq, ish-ministër i Mbrojtjes së RFJ-së, i dënuar me 15 vjet burg për krime në Kosovë. Në listë është edhe Nikolla Shainoviq, ish-kryeministri serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Administrata e SHBA beson se kërcënim përbën edhe Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili në Hagë u dënua për krime kundër njerëzimit.

Në të njëjtën listë ndodhen edhe Veselin Slivançanin, Franko Simatoviq, ish-komandant i DB, dhe Jovica Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit DB. Në listë është edhe Millorad Ulemek-Legia, i dënuar për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, transmetojnë mediat serbe.

Në grupin e të padëshirueshmëve janë edhe Radovan Karaxhiq, vëllai i tij Lluka dhe kompania e tij Komotko, gruaja e tij Liljana, vajza Sonja dhe djali Aleksander.

Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, është ende nën sanksione. Ambasadori i SHBA-së në Sarajevë, Maureen Cormack, tha se Dodik do të mbetet nën sanksione derisa të ndryshojë sjelljen dhe nuk do të ndalet për të vënë në dyshim ekzistencën e Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të promovuar planet separatiste.

22:50 – SHBA kanë vendosur në listën e zezë 39 persona, përfshirë një biznesmen nga Serbia.

Sllobodan Tesiq, i njohur si një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan është pjesë e kësaj liste, transmetojnë mediat serbe.

Në arsyetimin e për vendosjen e sanksioneve ndaj Teshiq përmendet se administrata amerikane ka vendosur një regjim të ri të sanksioneve ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Kjo nuk është hera e parë që emri i Teshiq lidhet me ndalimin e udhëtimeve.

“Teshiq është ndër tregtarët më të mëdhenj të armëve dhe municioneve në Ballkan, një person i cili është i ndaluar të udhëtojë për shkelje të sanksioneve të OKB-së në eksportin e armëve në Liberi”, ka bërë të ditur Thesari amerikan.

Në arsyetimin e vendimit për vendosjen e sanksioneve qëndron edhe ajo, se Teshiq me qëllim të sigurimit të marrëveshjeve për armatim, zyrtarëve të vendeve të ndryshme drejtpërdrejt ose tërthorazi u ka dhënë ryshfet dhe ndihmë financiare.

Në dokumente thuhet se Teshiq edhe në mënyra tjera ka korruptuar të gjithë ata nga të cilët ka pasur përfitim. Ai pagoi për edukimin e fëmijëve të klientëve të mundshëm, pushimet e shtrenjta dhe përfitime tjera.

Sipas pohimeve nga SHBA, Teshiq posedon ose kontrollon kompanitë serbe Partizan Tek dhe Tehnoglobal Sistems d.o.o. Beograd, si dhe kompanitë qipriote Gravit Limitid dhe Karso Limitid.

“Teshiq negocion shitjen e armëve përmes Karso Limited dhe përdor Gravit Limited si një mekanizëm për financimin e politikanëve”, thuhet në njoftim.

Teshiq ka qenë njeri i afërt i ish-presidentit serb Tomisllav Nikoliq dhe posedon pasaportë diplomatike.

SHPËRNDAJE