Lista Serbe: Themelimi i Asociacionit vetëm në bazë të marrëveshjes së Brukselit

Deputetët e Listës Serbe thonë se ata nuk do të pranojnë që Asociacioni të bëhet në ndonjë mënyrë tjetër përveç mënyrës se si është arritur marrëveshja.

Igor Simiq ka thënë se nëse Prishtina shmang detyrimin, ne do të aplikojmë planin B, i cili është të fillojnë vet krijimin e Asociacionit.

Simiq ka thënë për “Novosti.rs” se nëse konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shërbejnë si bazë për hartimin e statutit të Asociacionit, ajo do të jetë në kundërshtim me atë që është arritur në marrëveshje.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE