Liverpool bindës edhe në ndeshjen e dytë, deklason Porton dhe kalon në gjysmëfinale

Skuadra e Liverpoolit ka arritur një fitore bindëse edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Portos në fazën çerkefinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, skuadra e Jurgen Klopp shënoi fitore edhe sonte në udhëtim me rezultatin 1-4, duke u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Golat e fitores për “Të Kuqtë” u shënuan nga Sadio Mane, Mohamed Salah, Roberto Firminio dhe Virgil van Dijk, kurse golin e nderin për Porton e shënoi Eder Militao.

Kështu, Liverpooli kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Barcelonën./gazetametro

SHPËRNDAJE