Liverpooli bën përmbysjen e madhe me ndihmën e Shaqiri, kualifikohet në finale

Liverpooli është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën. Liverpooli na dhuroi një nga ndeshjet më të bukura në këto vitet e fundit në Ligën e Kampionëve, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë 3:0 në 4:3.

Edhe pse në këtë ndeshje Të Kuqtë nuk llogaritën në shërbimet e Mohamed Salah dhe Roberto Firminios, arritën të shënonin katër gola.Golin e parë e shënuan në minutën e shtatë nëpërmjet Divock Origit.

Barcelona në pjesë të parë tentoi të barazonte rezultatin përmes Coutinhos, por portieri Allison bëri një super pritje.

Në pjesën e dytë Liverpooli dominoi totalisht duke shënuar dhe tre gola të tjerë.

Mesfushori holandez Georginjo Wijnaldum shënoi dy gola, në minutën e 54-të dhe 56-të. Te goli i tretë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri asistoi për mrekulli.Golin e noukoutit e shënoi Origi në minutën e 80, pas një asistimi të Trent-Arnold.

Liverpooli kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 4:3. /Insporti

SHPËRNDAJE