Liverpooli i interesuar për shërbimet e mesfushorit, Brozovic

Liverpooli raportohet se po e monitoron situatën e mesfushorit të Interit, Marcelo Brozoviq.

“FC Inter News” raporton se një skaut i Liverpoolit ishte prezent në derbin e Milanos në fundjavë, për të monitoruar nga afër reprezentuesin kroat.

Brozoviq ka kontratë me Interin deri në qershor të 2022-s, por një klauzolë e largimit në kontratën e tij mund të aktivizohet vetëm nga klubet jashtë Italisë.

Interi raportohet se po mendon për ofertë të re që të zgjasë kontratën e lojtarit duke i ofruar marrëveshje të majme, që ta mbajë të paktën deri më 2024./Koha/

SHPËRNDAJE