Liverpooli mposht Romën në ‘Anfield’, finalisti mbetet për t’u mësuar në ndeshjen e kthimit

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Romës me rezultatin 5-2.

Liverpooli mposhti Romën në ‘Anfield’ në takimin e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e filloi furishëm pjesën e parë, ku edhe shënoi dy herë.

Mirëpo gjithçka ndodhi n¡ pjesën e dytë, kur të dy skuadrat hapën lojën dhe realizuan 5 gola.

Golat për Liverpoolin i shënuan: Salah (2), Firmino (2) dhe Mane, kurse Dzeko dhe Perotti shënuan për Romën.

Finalisti i Ligës së Kampionëve do të përcaktohet në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në ‘Olimpico’./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE