Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Milaim Zeka

Përplasja e ashpër virtuale që nisi në mes të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti të Nismës Milaim Zekës ka marrë një drejtim tjetër. Ndaj Milaim Zekës, sot Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi.

Por jo vetëm kaq. Si dëmshpërblim, kryetari i Drenasit po ia kërkon Zekës 100 mijë euro. Krejt kjo po ndodh pasi ish- gazetari deklaroi se Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Ramiz Lladrovci e ka deponuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë ndaj zyrtarit të Nismës, deputetit Milaim Zeka. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka”, ka thënë për Lladrovci për Express.

Në padinë kundër Zekës, Lladrovci po ia kërkon atij 100 mijë euro dëmshpërblim, për siç i quan ai, shpifjet e vazhdueshme të deputetit të NISMA-s.

Milaim Zeka, ka deklaruar në një emision televiziv se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit, përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt presidentit Hashim Thaçi.

SHPËRNDAJE