Lladrovci i reagon Vjosa Osmanit për stadium: Mos e vokë atë ujë

Kryeytari Drenasit Ramiz Lladrovci i ka reaguar Vjosa Osmanit për bartjen e stadiumit nacinal në Prishtinë, duke i thënë me fjalën popullore: Mos e vokë atë ujë.

Në intervistën e sontme, ku Vjosa Osmani deklaroi se Stadiumi Nacional do të kthehet në Prishtinë, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Ai madje i drejtohet znj. Osmani me fjalët: Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

Ja shkrimi i Lladrovci në facebook:

Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës.

Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibilitet dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë!/gazetametro.net

SHPËRNDAJE