Lladrovci: Kam qenë qoban, nuk është turp

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përveç se tregoi për aktivitetet e shumta si kryetar komune, dha edhe shumë detaje nga jeta e tij e përditshme.

Duke folur për të kaluarën e tij, Lladrovci, tha se nuk është turp me pranu që dikur ka qenë bari. “Nuk është marre me iu tregu njerëzve që na dikur i kemi rujt bagëtitë. Pse duhet me kanë marre që jom kon çoban, po jom kanë. Nuk është turp”, tha Lladrovci në rtv 21.

Lladrovci foli edhe për planet e tij private për rtv21 ku tha e sivjet nuk do të shkojë fare në pushim.

Ai tha se nuk ka kohë pasi që tani janë dëgjimet publike për buxhetin e komunës dhe po ashtu fushata zgjedhore.

Por, Lladrovci tregoi se është edhe në përgatitje të Doktoraturës e edhe kjo gjë po e privon atë nga pushimet.

SHPËRNDAJE