“Llapi ia paftë sherrin nëse ia jep edhe një votë”, Mustafa e quan xhonturk të VV-së Shpejtim Bulliqin

I pari i LDK’së, Isa Mustafa është i bindur se partia që ai udhëheq dhe kandidati i saj Nexhmi Rudari do të dalin fitues në zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë.

Paralajmëron pasoja nëse votohet kandidati i VV’së, Shpejtim Bulliqi.

Isa Mustafa mendon se LDK duhet të vazhdojë të qeverisë me Podujevëm. Për këtë është i bindur në fitore.

“Jam shumë i bindur se me të gjitha kontaktet që i kam pasur me llapjanët që LDK’ja fiton’, tha Mustafa për televizionin 21.

Ndërkohë Mustafa thotë se kundërkandidati i Rudarit nga VV, Shpejtim Bulliqi nuk duhet të votohet. Ai sipas tij duhet të jap përgjegjësi për dëmët që i ka shkaktuar vendit.

“Ai se meriton as një votë bash me ja dhanë Llapi e as Kosova për atë që e ka bërë. Në ja dhafshin ja pafshin sherrin vetit ashtu siç ja kemi pa me liberalizimin e vizave’, tha Mustafa.

“Shpejtim Bulliqi është një xhonturk i Lëvizjes Vetëvendosje se s’ka qenë kurrë atje. Ai ka qenë njeri i LDK’së dhe ai si LDK i ka bërë problemet më të mëdha.

Në qoftë se ai ka merita negative do të thotë i ka ato të mbetjes të qytetarëve të Kosovës pa viza sepse në qoftë se dikush i ka bërë dëm Kosovës, i ka lënë këta njerëz të izoluar me një fushatë totalisht të pa argumentuar, jo shkencore, jo profesionale, inatqore do të thotë.

Shpejtimi e ka bo atë punë kështu që ai në vend se duhet me i dhanë përgjegjësi Kosovës pse ia boni atë tmerr që i bindi edhe disa deputetë të mi atëherë që mos ta votojnë demarkacionin dhe si erdh qeveria e Ramush Haradinajt të njëjtin dokument, asnjë shkronjë, as një presje nuk ju ka ndërruar asaj marrëveshje dhe e njëjta u votu.

Ai si kryetar i Komisionit se ka bërë asnjë hap që pastaj kufiri të kalojë në Çakorr ose Zhlep ashtu siç thonë”, shpjegoi Mustafa.

“Pastaj iku prej zyrës dhe shkoj në VV. Vetëvendosje nuk mundet me i shërby pastaj si azil për dëmet që ja ka bërë vendit”, tha ai.

Zgjedhjet e jashtë zakonshme në Podujevë mbahen më 15 mars, pasi Agim Veliu la pozitën e kryetarit në këtë komunë për të marrë postin e ministrit të Brendshëm.