Llastimi i Endritit në lluks dhe bizneset e dyshimta të familjes së presidentit Thaçi

InDoks sonte në ora 20:10, do të shpalos jetët luksoze të fëmijëve të politikanëve kosovarë. Ndër ta është edhe Endriti, djali i ish-kryeministrit, tani presidentit Hashim Thaçi.

Këtu mund ta shikoni promon e dokumentarit InDoks:

Në dokumentarin e InDoks, do të shpalosen fakte të udhëtimeve luksoze të Endrit Thaçit. Do të rrëfehen gazetarë dhe ish-monitorues, të cilët tregojnë për rritjen e shpejtë biznesorëve të Thaëve nga Buroja.

Po ashtu, dokumentari “Fëmijët e pushtetarëve mes KRIMIT dhe LLUKSIT”, do të shpalosë disa nga fëmijët problematikë të skenës sonë politike, ku do të pasqyrohen të bëmat e tyre të dyshimta.

Do të sjellen detaje ekskluzive nga gjykimet ndaj fëmijëve të politikanëve të fuqishëm kosovarë dhe bizneset e tyre të dyshuara kriminale.

Të përfshirë do të jenë fëmijët dhe të afërmit e ish-kryeministrave, ish-ministrave, ish-komandatë të UÇK-së dhe ish-deputet.

InDoks do të krahasojë jetët luksoze, studimet dhe udhëtimet e fëmijëve të politikanëve, me të rinjtë kosovarë që studiojnë në Universitet të Prishtinës dhe e kalojnë ditën me dy deri në tre euro.

Do të publikohen të gjetura të Organizatave të ndryshme për numrin e të papunëve në vend.

Ndiqeni sonte nga ora 20:10, LIVE në faqen e Insajderit, dokumentarin e InDoks, me autor Visar Duriqi, të titulluar “Fëmijët e pushtetarëve mes KRIMIT dhe LLUKSIT”.

Këtu mund ta shikoni promon e InDoks “Fëmijët e pushtetarëve mes LLUKSIT dhe KRIMIT”