Lobon nëpër botë kundër Kosovës, por një rrugë në Kllokot nga sot do të mbajë emrin e Novak Gjokoviqit

Në hyrje të fshatit Gërnqar i Komunës së Kllokotit, është emëruar një rrugë me emrin e tenistit të famshëm serb, Novak Djokoviq.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovo Online kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviç. Kryetari thotë se edhe asamblistët shqiptarë e kanë përkrahur një gjë të tillë.

Kujtojmë se sportisti Djokoviq, sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daqiç, po lobon në glob kundër Kosovës, duke kërkuar nga shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën, të hiqet njohja ndaj saj.

“Novak gjithmonë pyet se çfarë mund të bëjë. Ai pret çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë udhëheqës shtetërorë më pyetën për të, dhe unë e thirra atë dhe kërkova të dërgojë topa tenisi ose reketa me autografin e tij ”, pati thënë Daçiq në për Blicin serb.

Sipas Daçiq, fushata e numrit një në tenis ka filluar tash e pesë muaj.

SHPËRNDAJE