Logjika e gabuar e Vjosa Osmanit, premton rritjen dhe edukimin e ambientit

Ndonëse strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe lista e deputetëve të tyre shquhet për njerëz profesional, profesor e akademik, nuk është duke u shquar edhe për ide kreative. Vetëm në një postim të tyre ka shumë gabime drejtshkrimore, së fundi edhe logjike.

Në një postim të kandidates për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmanit është i mbushur me gabime logjike.

Derisa Osmani tregonte se është takuar me një grup grash nga Prishtina ajo kishte shkruar se ju premton rritje dhe edukim të ambientit.

“Sonte kalova kohë me një grup nënash në Prishtinë. Folëm për sfidat që sot i ka një familje në rritjen, edukimin dhe krijimin e një ambienti me perspektivë për fëmijët tanë. Prandaj, shtylla themelore e programit tonë është familja dhe nëpërmjet këtij programi do të adresojmë këto sfida”, shkruante Osmani në një postim të sajin.

Mirëpo nuk është i vetmi gabim ky i LDK-së.

LDK ia ka huq keq në sloganin e tyre, ku në fokus është kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani, kanë vendosur edhe mbi shkrimin “BESO.”.

Duke i ditur rregullat gramatikore të gjuhës shqipe, fjalitë thirrmore si në këtë rast “Beso”, pas saj duhet vendosur pikëçuditësja. LDK-ja në fund të fjalës “Beso” ka vendosur pikën.

“Beso. Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)”, thuhet në mbi shkrimin e sloganit.

Përveç kësaj ndonëse me të gjithë këto kapacitete, LDK-ja në moton të cilën e kanë publikuar sot, kanë kopjuar atë të Lëvizjes Vetëvendosje, moton me të cilën janë prezantuar në zgjedhjet e kaluara.

“Barazi, Drejtësi, Zhvillim” ishte motoja e Vetëvendosjes, e po të njëjtën, kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani do ta bartë me vete gjatë gjithë fushatë.

“Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar”, është motoja e LDK-së, në posterin ku në fokus është Vjosa Osmani. /Insajderi

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE