Lojtari i Norrkopingut me koment interesant për fushën e “Adem Jasharit”

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Prishtinës ka dalë edhe futbollisti i Norrkopingut, Andreas Johansson.

Ai ka dhënë komente pozitive për fushën e stadiumit “Adem Jashari”.

“Fusha e stadiumit ka qenë fantastike, shumë e mirë. Ishte në nivel. Unë jam i rritur në fusha natyrale dhe mund të them që ajo ishte shumë e mirë”, u shpreh Johansson.

Trajneri i ekipit, Jens Gustafsson, ka deklaruar që Norrkopingu do të futet për fitore edhe në ndeshjen e dytë.

“Për ne do të jetë vetëm një ndeshje e radhës. E respektojmë Prishtinën, por besoj që ne jemi skuadra që do të kualifikohemi”, deklaroi Gustafsson.

“Do të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e dytë. Shpresoj të kemi një paraqitje të mirë. Ne kemi ardhur për të luajtur futboll të mirë dhe për të fituar”.

“A do ta vëzhgojmë ndonjë futbollist të Prishtinës? Jo, kemi ardhur këtu vetëm për të zhvilluar ndeshjen”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE